Interpretim


Mënyra më e mirë për t’i shfaqur respekt bashkëbiseduesit, është t’i flasësh në gjuhën e tij amtare.

 

Ky ka qenë prej kohësh një nga rregullat themelore të çdo komunikimi midis njerëzve me prejardhje të ndryshme që kanë dashur të hyjnë në kontakt me njëri-tjetrin. Meqë jo gjithsecili njeh dhe përdor gjuhën e tjetrit, në këto raste përdoret një interpret i cili kujdeset për përkthimin e bisedës nga një gjuhë në gjuhën tjetër.

 

Ne nuk kemi interpretuar vetëm për mjekë, zyrtarë të lartë, gjykatës, ministra, e bile edhe krerë shtetesh, por edhe për njerëz të sëmurë, pa shtëpi dhe refugjatë.

 

Interpreti është i paanshëm dhe kujdeset vetëm për transmetimin e përmbajtjes së mesazhit që bashkëbiseduesit kërkojnë t’ia thonë njëri-tjetrit.