Përkthime nën betim


Ç’është përkthimi i bërë nën betim?

 

Përkthimi i bërë nën betim, ndryshe i quajtur “përkthim i noterizuar”, “përkthim i certifikuar” apo “përkthim gjyqësor”, është përkthimi i tërësishëm i një dokumenti nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, i kryer nga një përkthyes profesionist, i cili ka bërë betimin pranë autoriteteve zyrtare se përkthimet e tij do ta pasqyrojnë me besnikëri përmbajtjen e dokumentit apo tekstit burimor. Pas betimit, të dhënat e përkthyesit përfshihen në regjistrin zyrtar të përkthyesve të betuar dhe ai pajiset me një vulë zyrtare me të cilën vërteton çdo herë përkthimet që kryen.

 

Ne bëjmë përkthime nën betim në shumë kombinime gjuhësore.

 

Kur ju nevojitet një përkthim i bërë nën betim?

 

Zakonisht kërkohet përkthim i bërë nën betim, kur bëhet fjalë për dokumente që janë për përdorim tek autoritetet shtetërore si, për shembull, në komunë, te Shërbimi i Imigracionit dhe Natyralizimit, te policia apo gjykata, por gjithashtu edhe te avokati ose noteri. Në disa raste, për këtë qëllim është e domosdoshme të zotëroni edhe dokumentet origjinale.

 

Nëse nuk e dini me siguri se a nevojitet përkthim nën betim i dokumenteve tuaja, informohuni më parë tek autoriteti ku doni të paraqitni këto dokumente.

 

Çfarë përmban përkthimi nën betim?

 

Një përkthim nën betim përbëhet nga dokumenti burimor, përkthimi i tij dhe deklarata ku përkthyesi dëshmon saktësinë e përkthimit. Këto tre pjesë ngjiten së bashku në mënyrë që të mënjanohet çfarëdo lloj abuzimi apo mashtrimi, pasi përkthyesi vë nënshkrimin dhe vulën e tij zyrtare në çdo faqe.

 

Çfarë na nevojitet për të bërë një përkthim nën betim?

 

Gjatë kontaktit tonë të parë me ju, ne do të sqarojmë këto çështje:

 

– Për çfarë lloj dokumenti bëhet fjalë?

– A është origjinal apo fotokopje?

– Cili organ e ka lëshuar dokumentin dhe në cilin vend?

– Për cilin vend dhe cilin organ nevojitet përkthimi nën betim?

 

Kujdes: Është e rëndësishme të dini se shumica e autoriteteve zyrtare kërkojnë që përkthimit nën betim t’i bashkëngjitet origjinali i dokumentit burimor dhe jo një fotokopje e tij. Ka raste kur kërkohet që dokumenti origjinal të jetë i pajisur me vulën apostille ose të jetë i legalizuar. Këto kushte mund të ndryshojnë sipas autoritetit dhe vendit.