Përkthimin mjekësor ne e shohim si çështje ku nevojitet precizion kirurgjik dhe pikërisht kështu i kushtohemi punës tonë. Ne përkthejmë vetëm përmbajtjen e lexueshme nga teksti burimor.
Gjatë viteve kemi krijuar një përvojë të gjatë në përkthimin e teksteve me përmbajtje mjekësore, si për shembull:
– raporte mjekësorë
– fletëpalosje ilaçesh
– artikuj shkencorë
– materiale informuese shëndetësore
– udhëzime për përdorimin dhe vënien në punë të pajisjeve mjekësore
– dokumentacion për nevoja të hulumtimeve klinike