Çfarë gjuhe dhe cilat fjalë mund të përdor e cilat nuk lejohet t’i përdor nëse dua të bëj biznes me një boshnjak, francez, holandez, italian, kroat, malazez, maqedonas apo serb?
Çdo popull dhe çdo komunitet ka një prapatokë, kulturë dhe traditë të vetën. Patjetër që edhe gjuha ndryshon varësisht nga rrethanat ku ajo përdoret.
Një fjalë apo shprehje që në një gjuhë merret për kompliment, në një gjuhë tjetër mund të merret si fyerje.
Ne ju ndihmojmë për të gjetur mënyrën dhe tonin e duhur që i përshtaten mesazhit tuaj në Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Francë, Holandë, Itali, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi.