Rreth nesh


Themelues i SHM Language Services është Sherefedin MUSTAFA.
I rritur në një mjedis shumëgjuhësh, që nga fëmijëria Sherefedini ka zotëruar disa gjuhë të ndryshme. Interesimi për gjuhë dhe kultura të reja ishin për atë arsye për të studiuar dhe përvetësuar edhe frëngjishten dhe italishten.

 

Pas mbarimit të studimeve, për një kohë të gjatë ai ka punuar si interpret dhe përkthyes qeveritar në vende të ndryshme, kurse në vitin 1991 është vendosur në Holandë. Këtu ka studiuar holandishten dhe nga viti 1992 është regjistruar zyrtarisht si interpret dhe përkthyes.

 

Në vitin 1995 themeloi agjencinë për përkthime SHM vertaalbureau. Shërbimet profesionale të ofruara përfshinin si sektorin qeveritar ashtu edhe atë jo qeveritar dhe privat.

 

Gjatë viteve, numri i klientëve të agjencisë SHM vertaalbureau u zgjerua me klientë edhe nga vende të tjera. Për këtë arsye u paraqit nevoja për zgjedhjen e një emri të ri që do ta pasqyronte më mirë natyrën ndërkombëtare të kompanisë.

 

Në prill të vitit 2011, kompania tashmë e quajtur SHM Language Services, u regjistrua pranë Dhomës së Tregtisë në Holandë.