Lokalizim


Mund të bëjmë lokalizimin e faqes tuaj të internetit duke përkthyer përmbajtjen ekzistuese ose atë të re dhe duke ju këshilluar rreth aspekteve specifike kulturore të grupit të synuar që doni t’i drejtoheni.

 

Çdo popull dhe çdo mjedis kulturor ka mënyrën e vet të komunikimit. Mënyra se si dikush shkruan, lexon apo i qaset një përmbajtjeje të caktuar dhe e interpreton atë, mund të ndryshojë nga një popull në tjetrin, nga një vend apo rajon në tjetrin. Gjatë përkthimit të faqes tuaj të internetit i kemi gjithmonë parasysh dallimet e tilla dhe, në marrëveshje me ju, bëjmë përshtatjen e përmbajtjes dhe mesazhit me qëllim që t’i drejtohen sa më mirë grupit të synuar.

 

Përkthimin e faqes tuaj të internetit e bëjnë përkthyes të asaj gjuhe amtare. Ky përkthim, më pas, dorëzohet vetëm pasi të kontrollohet nga një përkthyes i dytë profesionist, i cili gjithashtu është i po të njëjtës gjuhë amtare.