Programe për përkthim


SHM Language Services përdor mjetet më bashkëkohore për përkthim me qëllim që t’i plotësojë të gjitha kërkesat e klientëve. Në këtë mënyrë mund t’i përcjellim në çdo moment zhvillimet teknologjike në fushën e gjuhës dhe t’i përfshijmë ato në procesin tonë të punës.

 

SHM Language Services përdor softuerin SDL Trados Studio 2017 me të gjitha komponentët plotësues të tij. Përveç kësaj, përdorim edhe softuerët DéjàVu dhe MemoQ.

 

Këto faqe shumëgjuhëshe interneti përkthehen e mirëmbahen me ndihmën e softuerit SDL Trados Studio 2017.