Flamurtar i Mazara del Vallo

Mazara del Vallo, 11 gusht 2017,

Në Pallatin e Jezuitëve (Palazzo dei Gesuiti) në qytetin sicilian Mazara del Vallo u zhvillua ceremonia e dorëzimit të mirënjohjes “Alfiere di Mazara del Vallo” z. Sherefedin Mustafa, përkthyes m eorigjinë nga Maqedonia, me qëndrim në Holandë, i cili mbi 30 vjet ka vepruar si ambasador i kulturës dhe traditave të Mazara del Vallo në nivelin ndërkombëtar. Mirënjohjen ia dorëzoi Kryetari i Bashkisë së Mazara del Vallo-s, i nderuari Nicolò Cristaldi, i shoqëruar nga Steno Marascia, drejtues i mëparshëm i Takimeve të Popujve të Mesdheut (Incontri tra i Popoli del Mediterraneo) që organizoheshin nga i poeti, publicisti dhe humanisti i madh sicilian, i ndjeri Rolando Certa.


Kthehu